Transmetuar më 20-08-2019, 23:28

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë.

Një mjet që drejtohej nga një shtetas italian ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Shkak dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë.

Pavarësisht se mjeti është përmbysur, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vrinë-Xarrë në Sarandë.

Italiani që drejtonte mjetin ishte nisur drejt Qafë Botës për në Igumenicë nga ku do të udhëtonte më pas drejt Italisë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/