Transmetuar më 21-08-2019, 11:53
Makina e aksidentuar

Një shqiptar i moshës 25-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në zonën e Terzone di Leonessa, në Rieti të Italisë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së martës, kur i riu i cili ndodhej në drejtimin e një fugoni, u përplas pas një muri.

Për pasojë drejtuesi i mjetit një shqiptar 25-vjeçar me iniciale A.T., mbeti i plagosur rëndë.

Ishin kalimtarët e rastit ata që i dhanë ndihmën e parë shqiptarit.

Por për shkak të dëmtimeve të shumta i riu u dërgua me helikopter drejt Policlinico Gemelli në Romë. /a.y/noa.al