Transmetuar më 21-08-2019, 16:40
Një i ri shqiptar ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident në Greqi.
Ai është një 27-vjeçar, emri i të cilit ende nuk dihet, teksa u përplas nga një kamion.
Sipas mediave greke aksidenti ndodhi në bulevardin buzë detit, në Voula.
Shqiptari thuhet se po ecte me shpejtësi me motor, dhe më pas u përplas për vdekje.
Drejtuesi i kamioni lajmëroi policinë për ngjarjen, dhe deklaroi se e kishte të pamundur ta shmangte aksidentin për shkak të shpejtësisë së motorit. /k.k/noa.al/