Transmetuar më 22-08-2019, 09:14

Doni të dini datën e vdekjes suaj? Ka një analizë që duhet të bëni! Një grup shkencëtarësh gjermanë kanë zbuluar një analizë gjaku e cila është në gjendje që të parashikojë mundësinë e vdekjes brenda 10 viteve.

Nëse do ju thoshin se është e mundur që të zbuloni datën e vdekjes suaj, a do donit që ta mësonit? Shkencëtarët e “Max Planck Institute for Biology of Aging”, kanë zhvilluar një analizë të re gjaku e cila është në gjendje që të parashikojë nëse një njeri do të vdesë brenda dhjetë viteve, ku saktësia e parashikimit është 83%.

Analiza, e përshkruar në një studim të publikuar në revistën shkencore “Nature Communications” dhe e raportuar në shumë media ndërkombëtare, ka analizuar gjakun e 44.168 personave me moshë nga 18 deri në 106 vjeç, për 16 vite të periudhës së studimit.

Gjatë kësaj kohe 5512 pjesëmarrës në studim ndërruan jetë. Studiuesit kërkuan bio-gjurmesit të cilët ishin më të lartë tek ata persona që jetonin më gjatë dhe i përdori për të përcaktuar rrezikun e vdekshmërisë.

Më konkretisht rezultuan 14 bio-gjurmues në gjak të cilët ndikojnë në rrezikun e vdekjes dhe që studiuesit i morën në konsideratë gjatë analizës, shkruan noa.al.

Sipas studiuesve, bëhet fjalë për një hap përpara i cili kërkon thellime të mëtejshme, në mënyrë që kjo analizë të përdoret gjerësisht. /a.y/noa.al