Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ai fshihet pas transferimit të dosjes “184" nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës.
Në një status në Facebook, Berisha publikon edhe mesazhin e një Oficeri të Policisë Gjyqësore, i cili pretendon se prokurori Klodian Braho bëri të mundur transferimin e dosjes, me urdhër politik.
Mesazhi i Berishës:
Edvin Mafia dhe don Agaçio qëndrojne prapa vendimit për dosjen 184!
Prokurori që firmosi kaloi më parë më gjithë mëkatet si shpërbilm vetingun!
Lexoni mesazhin e oficerit gjyqësor dixhital. sb
Përshëndetje z Berisha jam Oficer i Policise Gjyqësore.
Prokurori që ka marrë vendimin për transferimin e dosjes 184 quhet Klodian Braho dhe ka punuar më parë prokuror në Vlorë! Njihet si prokuror tërësisht zemërlig dhe i korruptuar!
Në shpërblim të këtij vendimi kaloi shkallën e parë të vetingut megjithëse kishte 15.000 euro të “marra hua” nga babai i tij dhe të pajustifikuara ndërkohë që të tjerë janë rrëzuar për borxhe shumë më të vogla!
Me ndërhyrjen e fortë të Engjëll Agaçit vendimi u mor 2 me 1! Të shohim çfarë qëndrimi do mbajë OMN dhe Komisioneri Publik, por me këtë vendim me urdhër të prerë nga vetë Kryeministri duket se kaloi lumin!