Transmetuar më 01-09-2019, 11:03

Jemi në stinën prefekte për këtë recetë, e cila është jo vetëm e shijshme, por edhe shumë e shëndetshme për organizmin tonë.

Përbërësit: 4 patëllxhanë, 2 lugë gjelle miell, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 1 gotë lëng perimesh, ½ gotë me qumësht, vaj ulliri, pak arrë moskat, kripë, piper

Përgatitja

1-Lani mirë patëllxhanët, i hiqni kokën dhe bishtin. I prisni në feta përsëgjati dhe i vendosni në një tavë. I fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.

2-Ndërkohë në një tigan përgatisni beshamelin që ndyshon pak nga mënyra e zakonshme me të cilën jemi mësuar.

3-Shtoni vajin e ullirit, miellin dhe trazojeni mirë. Shtoni qumështin, gradualisht edhe lëngun e perimeve.

4-E përzieni mirë prapë, i shtoni kripë, piper dhe arrën moskat. Pas 3-4 minutash e hiqni nga zjarri.

5-Nxirrni patëllxhanët nga furra dhe i shtoni sipër beshamelin që përgatitët. Futeni në furrë edhe për 10 minuta të tjera dhe pas kësaj mund ta shijoni recetën me të gjithë familjen tuaj!