Transmetuar më 11-09-2019, 19:03

Apple ka prezantuar produktet e fundit.

iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max kushtojnë nga 1000 deri në 1100 dollarë.

Veçoritë e prodhimit më të fundit është kamera e re, ekran i përmirësuar, procesorë më të shpejtë dhe bateri që zgjat më shumë.

Celularët e rinj iPhone kanë dizajnë dhe madhësi ekrani të ngjashme.

Në pjesën e pasme, është vendosur brenda një kuadrati një sistem i trefishtë kamerash. Të tri këto kamera 12 megapiksel punojnë së bashku njëkohësisht duke ofruar cilësi më të lartë. Përmirësim është bërë edhe në kamerën e përparme për selfie. Drejtuesit e Apple thanë se në tre do të dalin shumë shpejt telefonët më të fuqishëm që janë parë ndonjëherë. /a.m/ NOA.al