Transmetuar më 11-10-2019, 11:46

Një balenë shtatzënë u burgos në një rrjetë peshkimi të braktisur ose humbur nga peshkatarët, gjë që çoi në një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme. Fetusi, përgjysmë në zhvillim, një femër, gjithashtu humbi jetën me të. Balena fatkeqe u gjet në një plazh në ishullin Sanday, më i madhi në grupin verior të ishujve Orkney, një arkipelag skocez i vendosur në Detin e Veriut.

Rrjeta e madhe e peshkimit, jeshile e ndritshme, është ngatërruar në trupin e balenës, duke e penguar atë të lëvizë. Sipas biologëve dhe veterinerëve të SMASS (Skema e Kafshëve Detare Skoceze) që zbuluan dhe analizuan kufomat, orët e fundit të jetës duhet të kenë qenë dramatike.

Nga ekzaminimi nekroskopik në fakt u tregua se balena duhet të ketë luftuar për një kohë të gjatë për të provuar të çlirohet nga rrjeta, dhe e rraskapitur nga pamundësia e të ushqyerit vetë, e lëvizjes dhe e frymëmarrjes normalisht nga ngordhur.

Uji në mushkëri dhe mavijosjet nga njëra anë sugjerojnë që ajo vdiq në breg gjatë përpjekjeve të fundit të dëshpëruara për t’i shpëtuar grackës së vdekjes. Para se të vinte në kontakt me mbeturinat e lëna nga njeriu, studiuesit që e analizuan, tregojnë se balena ishte në gjendje të shkëlqyeshme për shëndetin.

Të ashtuquajturat "rrjeta fantazmë" janë një rrezik serioz edhe për delfinët, siç dëshmohet nga të dhënat dramatike të publikuara nga veterinari britanik James Barnett; në imazhe shohim një delfin të zakonshëm (Delphinus delphis) të mbështjellë plotësisht në një rrjetë peshkimi, sikur të kishte përfunduar në një kovë të një merimangë gjigande.

Në verën e vitit 2018, rreth 300 breshka deti të rrezikuara (Lepidochelys olivacea) u vranë për shkak të rrjetave të braktisura të peshkimit në brigjet e Shtetit të Oaxaca, Meksikë./b.l/noa.al/