Transmetuar më 14-10-2019, 19:57

Ajo nuk është martuar, por teksa ka hapur një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, ku sot ka zbuluar kushtin që partneri i ardhshëm duhet të ketë para se t’i kërkojë dorën.

Aktorja Olta Gixhari u është përgjigjur shumë pyetjeve kureshtare që ka marrë nga fansat.

Ajo është pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike dhe se pse thotë gjithnjë që është mbipeshë.

Përsa i përket peshës së aktores, ajo tha se është gjithnjë mbipeshë, pasi gjatësia e saj është 1.69, ndërsa pesha e saj është 64 kg dhe pesha ideale është 59-60 kg.

“Si peshë ideale duhet të isha 59-60 kg dhe jam e gjatë 1.69 cm“, u përgjigj ajo.

Ndërkohë e pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike, Gixhari është përgjigjur duke thënë se nuk ka bërë ndërhyrje.

“S’kam asgjë të bërë. Do më vinte shumë turp të gënjeja për diçka aq shumë të dukshme“, është përgjigjur ajo.

Gixhari ka theksuar se nëse do kishte bërë ndërhyrje do i vinte turp të gënjente për diçka të tillë, pasi sipas saj do të ishte e dukshme.

Por pyetja me interesante ishte kur njëri prej tyre i kërkoi të martohej me të.

Ajo iu përgjigj, "a di të gatuash", duke vendosur si kusht për partnerin e saj të ardhshëm pikërisht gatimin, pasi nuk ka ndërmend që të gatuajë./NOA.al