Transmetuar më 16-10-2019, 13:39
Tesi Basho

U arratis nga burgu i Italisë, arrestohet në Selenicë i dënuari me burgim të përjetshëm

Policia ka arrestuar një shumë të kërkuar, në Selenicë. Në operacion mori pjesë RENEA.

Në pranga përfundoi shtetasi Tesi Basho, i dënuar me burg përjetë, por i arratisur nga burgu.

Tesi Basho është i njohur si anëtar i bandës së Llanajve.

Tesi Basho, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, së bashku me dy të dënuar të tjerë, gjithashtu shqiptarë, u arratisën nga burgu në Itali ku vuanin dënimin mbrëmjen e 26 tetorit 2016.

Mediat italiane e cilësuan asokohe spektakolare arratisjen e tre shqiptarëve të cilët përdorën çarçafë për të dalë nga qelia.

Policia e Shtetit, lidhur me opracionin për kapjen e tij, dali dhe dha detaje përmes një konferencë shtypi.

Sakaq, ish-kryeministri Sali Berisha  e pati denoncuar atë tre vite më parë.

Sipas Berishës, një nga tre shqiptarët e arratisur nga burgu i Rebbia-s në Romë në Tetor të vitit 2017, Tesi Basho, lëviz lirshëm në Vlorë dhe ka mbështetjen e strukturave shtetërore.

Denoncimi që bëri ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në faqen e tij në Facebook, lidhur me të arrestuarin e sotëm, datonte në shtatorin e vitit 2018. Berisha pati sqaruar se informacioni që ka ardhur në adresë të tij, është dërguar nga një person që prezantohet si punonjës policie.

/NOA.al