Transmetuar më 16-10-2019, 19:46

Mallakastër, NOA.al – Momente dramatike mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Ballshit, pasi një grua, publikisht i vuri flakën vetes duke pësuar djegie të dhimbshme.

Patrulla e policisë në Ballsh konfirmoi ngjarjen dhe tha se bëri të mundur që gruaja mos të pësonte dëmtime të rënda pas flakës që i kishte vënë vetes.

Gjithçka ndodhi sonte rreth orës 18:15, në qëndër të qytetit të Ballshit, raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Mësohet se shtetësja P.T, 60 vjeçe, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i vëri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.

E ndodhur në gjëndje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.

Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.

60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni.

Grupi hetimor tha se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.