Transmetuar më 17-10-2019, 12:30

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës në Principatën e Monakos ka qenë i shoqëruar nga Princi Leka II dhe Elia Zaharia, e cila pasi u bë pjesë e familjes mbretërore mban edhe titullin Princeshë.

"I lumtur të kisha në delegacion gjatë vizitës zyrtare në Prinicipatën e Monakos edhe dy personalitete të shquara dhe shumë të dashura, Princ Leka II dhe Princeshë Elia’, – theksoi Meta.

"Lidhjet tradicionale miqësore midis dy familjeve mbretërore mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona!", shtoi Presidenti Meta, teksa u prit nga Princi i Monakos, Alberti II, ku edhe mori çmimin më të lartë të Principatës një ditë më parë./NOA.al