Transmetuar më 13-11-2019, 13:17

Një shqiptar i cilësuar me rrezikshmëri të lartë, është arrestuar nga policia greke.

Bëhet fjalë për një shqiptar, i cili është kapur në kufi me Greqinë.

Mësohet se i dyshuari është arrestuar në fshatin Asproklisi të Igumenicës.

Ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije, rezulton se i ndaluari është person i dënuar me 60 vite burg.

Ai është shpallur fajtor për një sërë grabitjesh me armë, plagosje dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. /a.y/noa.al/