Transmetuar më 13-11-2019, 20:48

Nisin hetimet nga Prokuroria për mjekun që akuzohet për neglizhencë të detyrës, nga familjarët e 58-vjeçarit nga Pojani, Maliq.

Shtetasi me inicialet T.K., baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në spitalin e Korçës ku po trajtohej prej dy ditësh, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

"Mjeku V.K., 47 vjeç po hetohet për veprën penale "Neglizhencë në trajtimin mjekësor". Familjarët pretendojnë se 47-vjecari ndërroi jetë në datën 13 nëntor 2019 si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm të mjekëve", njofton policia.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës kartelat mjekësore të 57 vjeçarit, deklarimet e familjarëve të tij dhe të mjekëve të Spitalit, si edhe vendimet e ekspertimit mjeko ligjor pranë IML-Tiranë, ku pritet përgjigjja për përcaktimin e shkakut të vdekjes të shtetasit T.K.

Materialet e para i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme hetimore.