Transmetuar më 13-11-2019, 21:51

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore të Perugias, pasi akuzohet për trafik kokaine.

Mësohet se 47-vjeçari ka qenë person i njohur për autoritetet e ligjit.

Gjatë periudhës 2015 deri në vitin 2018, bëhet e ditur se shqiptari ka furnizuar me lëndë narkotike të llojit kokainë zonën e Periugës dhe periferitë, shkruajnë mediat italiane.

Hetuesit thonë se shqiptari mund të ketë fituar shuma të mëdha parash, pasi një klient përdorte shpesh herë drogë.

Policia ka arritur të dokumentojë disa qindra transferime të dozës së kokainës, të cilat duke u shitur në treg do të jepnin fitime, jo më pak se 60 mijë euro. /k.k/noa.al/