Transmetuar më 14-11-2019, 10:17
Kreshnik Dashaj

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Vlorë, ku u gjet i vrarë 34-vjeçari Kreshnik Dashaj.

Krimi ndodhi teksa viktima kthehej nga puna në një fabrikë këpucësh, ku bënte dy turne, për një total prej 16 orësh.

Dashaj për disa vite kishte qenë emigrant në Greqi, dhe pas kthmit nga fshati i lindjes, Lubonjë, ishte transferuar në Vlorë.

Viktima nuk rezultonte person me precedentë penal ndërkohë që policia dyshon në dy pista.

Njëra nga pistat e krimit, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të momentit.

Një tjetër pistë është ajo e konflikteve brenda familjes, për shkak se prej pak kohësh ishte ndarë nga e shoqja, me të cilën kishte një vajzë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona. /a.y/noa.al/

Personi i pajetë në Vlorë, policia: U vra me armë zjarri/ Emri

U gjet i vrarë me armë zjarri, kush është 34-vjeçari