Transmetuar më 14-11-2019, 13:39
Foto ilustruese

Dy vajza kanë mbetur të plagosura mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Dibër.

Në njësinë administrative Kastriot, Dibër, shtetasi B.M., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka ndaluar buzë rrugës dhe ka hyrë në një dyqan.

Gjatë kësaj kohe pasagjerja me inicialet M.Sh., i ka dhënë gaz makinës duke e lëvizur pa lejen e drejtuesit.

Kjo ka bërë që mjeti të përplaset me murin rrethues të dyqanit. Për pasojë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, dy pasagjeret M.Sh., dhe A.L.

Lidhur me këteë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e aksidentit. /a.y/noa.al/g