Transmetuar më 14-11-2019, 13:50

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Griseldo Kusin, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj.

Kusi u vetëdorëzua dy ditë më parë në polici, pas disa muajsh arratisje. Ndërsa para hetuesve ai ka pretenduar se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

Griseldo Kusi është paraqitur me avokatin e tij në drejtorinë e policisë. Ai ka deklaruar se vetëdorëzohet për tu përballur me drejtësinë në lidhje me autorësinë e ngjarjes së ndodhur në 22 gusht ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Indrit Çelaj.

Në kërkim është shpallur edhe Albano Kusi, vëllai tjetër i Griseldos. Ndërsa gjatë muajve të fundit policia ka kryer dhjetëra kontrolle banesash me qëllim kapjen e tyre.

Tekniku i kondicionerëve, Indrit Çelaj u vra me armë zjarri mesditën e 22 gushtit pasi u konfliktua me vëllezërit Kusi. Shkak i debatit ishte montimi i një kondicioneri që viktima kishte kryer në vilën e familjes Kusi në Tiranë./b.l/noa.al/