Transmetuar më 14-11-2019, 13:55

Një person i dyshuar se ka kërcënuar Kryeministrin Edi Rama, është vënë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për Andrea Kurtin i cili akuzohet se ka kërcënuar kreun e qeverisë në telefon dhe në rrjetet sociale.

I riu është vënë në prangat e policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga njësia e antiterrorit.

Kërcënimet konkrete nuk bëhen me dije dhe as forma se si i janë drejtuar kreut të qeverisë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, teksa i riu mësohet se jeton në zonën e Unazës së Re./a.y/noa.al/