Transmetuar më 14-11-2019, 17:13

Gjykata e Apelit liroi nga burgu ish-drejtorin e Hipotekës, Durrës Ardjan Iljazaj.

Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Iliazaj u arrestua pak ditë më parë, nën akuzë për tjetërsim të pronave në bregdet.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi "arrest në burg" për ish-drejtorin e Hipotekës dhe 18 punonjës të tjerë të këtij institucioni, si edhe për ish-punonjësit e ish-komunës Ishëm.

Apeli ndryshoi masën e sigurisë edhe për dy të arrestuarit Renaldo Pastërma dhe Albert Doda./NOA.al