Transmetuar më 14-11-2019, 18:30
Foto ilustruese

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Torino të Italisë.

Autoritetet arritën që të gjenin një sasi prej 72 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, e fshehur në një garazh.

Mediat fqinje shkruajnë se nëse marijuana do të dilte në treg me shumicë, do të fitoheshin rreth 900 mijë euro, ndërsa me pakicë rreth 1 milion euro.

Garazhi ku mbahej marijuana është në pronësi të një shqiptari 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk publikohet.

“Ishte një ngarkesë që duhej për Krishtlindje. Unë thjesht duhej ta mbaja atë për të tjerët”, tha shqiptari kur u pyet nga autoritetet. /k.k/noa.al/