Transmetuar më 15-11-2019, 08:45

17 leje drejtimi janë pezulluar në vetëm tre orë kontrolli nga patrullat e policisë rrugore në aksin Tiranë-Elbasan.

Sipas policisë 11 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, duke filluar nga 135-150 km/h, në kohë me fluks të plotë trafiku si dhe 7 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Shkeljet e mësipërme janë kapur në intervalin kohor nga ora 20:00 – 23:30. Gjithashtu kontrolle të befasishme dhe me përzgjedhje janë ushtruar edhe për drejtimin e mjeteve, pas përdorimit të alkoolit apo në gjendje të dehur, ku gjatë kësaj kohe janë testuar 78 drejtues mjetesh, nga të cilët janë verifikuar nën efektin e alkoolit dhe u është pezulluar leja e drejtimit 7 drejtuesish si dhe është arrestuar 1 prej tyre ne gjendje te dehur.

Ndërkohë policia bën apel që përveç rrezikut potencial për tu përfshirë në ngjarje rrugore me pasoja fatale për jetën, tashmë këta drejtues mjetesh, do duhet që për disa muaj të mos drejtojnë automjete, në një kohë kur automjeti për shumicën e tyre munde të jetë domosdoshmëri, por me këto shpejtësi dhe nivel alkooli, rrugëtimi juaj, mund të shkonte edhe me keq, ndaj sot duhet falenderuar Policia, ndërsa nesër duhet të reflektojnë dhe respektojnë kufizimet e shpejtësisë.

"Mos drejto mjetin pas përdorimit te alkoolit, pasi do jetë përsëri aty, për te parandaluar dhe rritur sigurinë e te gjithëve. Shpejtësia Dhe Alkooli Vrasin Jetë"./b.l/noa.al/