Transmetuar më 15-11-2019, 12:27

Një shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur në Itali, në zonën e Monza.

26-vjeçari shqiptar Jetmir Isufi me banim në Merate, gjeti vdekjen gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të enjtes si pasojë e përplasjes së makinës me të cilën udhëtonte, me një mjet tjetër.

Makina me të cilën udhëtonte Jusufi, një ‘Lancia Y’, u përplas ballë përballë me një ‘Volkswagen Up’, me të cilën udhëtonte një 21-vjeçar italian nga Arcore.

Përplasja e furishme çoi në shkatërrimin e të dyja mjeteve si dhe në vdekjen e shqiptarit Jetmir Isufi, i cili pavarësisht dërgimit në spital, ndërroi jetë.

Ndërkohë italiani i plagosur ndodhet në spitalin e Monza me dëmtime të shumta.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi dinamikën e ngjarjes. /a.y/noa.al/