Transmetuar më 15-11-2019, 13:39
Pamje nga vareset e vjedhura

“Gold” u kodua një operacion i policisë së Fierit, gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili vidhte varset e floririt nga qafa me dhunë.

Nga shërbimet e policisë Fier dhe Lushnjë, u bë arrstimi i E.B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i pesë vjedhjeve të kryera nga i riu.

Konkretisht nga policia e Lushnjes u zbardhën dy ngjarje:

-Në datën 9 nëntor, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F.

-Në datën 12 nëntor, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E.H., dhe është larguar me vrap.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga policia e Fierit u dokumentuan tre vjedhjet e mëposhtme:

-Në datën 3 shtator në lagjen “Liri Gero” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.

-Në datën 29 tetor, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P.

-Në datën 31 tetor, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për zbardhjen e mëtejshme të rasteve ku mund të jetë i përfshirë ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. /a.y/noa.al/