Transmetuar më 17-11-2019, 10:50

Instituti i Gjeoshkencave në vendin tonë, jep të dhënat lidhur me tërmetin e kësaj të diele i cili u ndje në një pjesë të mirë të vendit.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit thotë se tërmeti i orës 10.09 minuta ishte me magnitudë 3.7 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra e tij ishte në fshatin Derje, 15 kilometër në lindje të Tiranës dhe me thellësi 29 kilometër.

Ndërkohë EMSC, institutit që regjistron të gjitha tërmetet në botë, tërmeti i sotëm në Shqipëri ishte me thellësi vetëm 10 kilometra dhe 16 kilometër në perëndim të Bulqizës. /a.y/noa.al/

Tërmeti shkund vendin, lëkundjet 3.6 ballë frikësojnë njerëzit