Transmetuar më 18-11-2019, 08:14
Paraditja do të mbizotërohet nga vranësirat dhe rreshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit.
Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht, vranësirat dhe shirat e izoluar mbeten prezent në Jug të vendit.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3 gradë C deri në 20 gradë C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./b.l/noa.al/