Transmetuar më 23-11-2019, 23:29

Inter ka arritur të gjejë një fitore të çmuar gjatë mbrëmjes së sotme përballë Torinos.

Pritej të ishte sfidë e vështirë në letër për Interin, por përballja me Torinon, në transfertë, rezultoi një shëtitje.

Takimi Torino-Inter, i vlefshëm për "Serinë A" italiane, përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të zikaltërve.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fitoi falë golave të Lautaro Martinez (12’) , de Vrij (32’) dhe Romelu Lukaku (55’).

Me këtë fitore, zikaltrit i përgjigjen suksesit të sotëm të Juventusit ndaj Atalantas, duke u ngjitur në kuotën e 34 pikëve, një më pak se rivalët bardhezi./a.k/noa.al/