Transmetuar më 25-11-2019, 15:06

Tragjedi në Luksemburg. Një fëmijë u vra ditën e djeshme nga një skulpturë akulli e cila u rrëzua në një treg Krishtlindjesh në kryeqytetin e vendit të vogël evropian që mban emrin e tij.

Policia tha se viktima e përshkruar si "foshnjë 2-3 vjeç", u godit nga një copë e strukturës në Place Guillaume rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe vdiq gjatë transportit me ambulancë. Arsyeja pse skulptura është shembur nuk është ende e qartë.

“Sipas hetimeve fillestare, një skulpturë akulli u prish dhe një bllok akulli për fat të keq goditi një fëmijë. Fëmija u plagos rëndë dhe vdiq në një ambulance”,njoftoi policia locale.

Disa dëshmitarë thanë për mediat lokale se të pranishmit u përpoqën të ringjallnin fëmijën në vendin e aksidentit, por pavarësisht ndihmës vogëlushi nuk ja ka dalë dot duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Lidhur me ngjarjes ka nisur një hetim, ndërsa tregu është mbyllur. Incidenti dramatik ndodhi disa metra nga sheshi patinazhi i panairit vjetor të Krishtlindjeve në kryeqytetin e Luksemburgut, i cili u hap të enjten./b.l/noa.al/