Transmetuar më 01-12-2019, 10:07

Katërmbëdhjetë persona gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes me armë mes policisë dhe anëtarit të një karteli droge në Villa Union, zonë meksikane në kufi me Texas.

Katër nga viktimat janë agjentë të policisë.

Grupi i armatosur hyri në qytet me një kamion, duke sulmuar efektivët e policisë.

Kjo bëri që nga përplasja me armë të gjejnë vdekjen dhjetë pjesëtarë të kartelit dhe katër efektivë të policisë.

Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al