Transmetuar më 01-12-2019, 23:37

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin këtë javë.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Të shumtë kanë qenë ata që janë solidarizuar me Shqipërinë në këto ditë të vështira.

Një prej tyre është edhe futbollisti shqiptar, Eros Grezda.

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, këtë mbrëmje, Elvis Naçi, ka lexuar mesazhin befasues të futbollistit ku i thoshte se dhuron 10 mijë paund për shqiptarët.

Eros Grezda aktivizohet për klubin skocez “Rangers”./a.k/noa.al/