Transmetuar më 02-12-2019, 12:21

U dënua me 30 vite burg për vrasjen e të dashurës së tij Nadia Orlando. Pas këtij vendimi 38-vjeçari italian Francesco Mazzega, i dha fund jetës.

Mazzega, u gjet i vdekur të shtunën mbrëma në kopshtin e shtëpisë së tij në Friuli të Italisë, ku ndodhej në arrest shtëpie me byzylyk elektronik. Por të premten, Apeli i konfirmoi dënimin me 30 vite burg.

Mazzega u vetëvar pak pas orës 22.00 të së premtes mbrëma, pak pasi kishte darkuar me familjen. Tentativat e familjarëve dhe ndihmës së shpejtë për ta përmendur, rezultuan të kota.

Gjykata e kishte lënë në arrest shtëpie, pikërisht për të shmangur një veprim fatal.

Nadia Orlando, nga Vidulis në Dignano (Udine), ishte 21 vjeçe kur u vra pak hapa larg shtëpisë së saj, mbrëmjen e 31 korrikut 2017 nga Mazzega, i cili udhëtoi me kufomën e saj në makinë për gjatë gjithë natës. Krimi i rëndë ndodhi, pasi vajza dotne që ti jepte fund lidhjes mes tyre. /a.y/noa.al/