Transmetuar më 03-12-2019, 16:40

Një shofer 23-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e reperit britanik Cadet, 28 vjeç.

I pandehuri Jordon Birch u paraqit në gjykatën "Stoke on Trent" ku u deklarua fajtor për vdekjen e reperit në orët e para të mëngjesit më 9 shkurt.

Cadet, emri i vërtetë i të cilit është Blaine Cameron Johnson ishte duke shkuar për të performuar në Universitetin e Keele, së bashku me tre të tjerë, kur u përplas për vdekje.

Jordon po i jepte makinës me shpejtësi të madhe dhe shkaktoi lëndime serioze dhe për Kahif Usman. Avokati i tij, Peter Cooper tha në gjykatë se i pandehuri ndihet keq për atë që bëri.

"Ai kërkon falje. Jo se kjo do të ndryshojë diçka, por i kërkon falje të gjithë anëtarëve të familjes. Ai nuk po kërkon që të ulë dënimin, por thjesht dëshironte ta thoshte këtë", tha avokati.

Cadet ishte pasagjer në makinën e tipit "Toyota Prius" kur u përplas me furgonin e tipit "Vauxhall Combo". Reperi u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes pasi nuk i mbijetoi plagëve të mëdha./a.m/noa.al/