Transmetuar më 04-12-2019, 16:45

Edhe në vendet e zhvilluara, përballimi i qirave të banesave është problem i madh, sidomos për studentët dhe punonjësit me pagë të ulët.

Një fotograf ka kapur kushtet ku jetojnë mijëra studentë ose punonjës që nuk përballojnë dot qiranë e lartë, në kryeqytetin industrial, Seul.

Janë shtëpi që ofrojnë kuzhina dhe banja të përbashkëta, ose siç njihen në Tiranë pak a shumë "garsonere". Por në Seul ato janë ndarë në shumë dhoma të vogla, deri edhe në më pak se 5 metra katrorë, ku banorët detyrohen të ngjishen vetë bashkë me rrobat, pajisjet e gjërat e tjera që kanë në pronësi, me qëllim që të paguajnë më pak qira.

Këto dhoma u shfaqën për herë të parë në vitet 1970, kur u ndërtuan si një hotel i lirë për të pritur studentë që vinin për pak ditë, kur duhej të përgatiteshin për provime.

Këto dhoma kushtojnë nga 70 deri në 140 euro në muaj.

Për të pasur shtëpi qoftë edhe me qira, të interesuarit në Seul duhet gjithashtu të kenë dhe një depozitë fillestare shumë të lartë.