Transmetuar më 09-12-2019, 10:20

Presidenti Ilir Meta, vijon që të kthejë mbrapsht ligjet e dërguara nga mazhoranca për dekretim.

Paraditen e kësaj të hëne është bërë me dije se ligji për Rininë, nuk është dekretuar.

Ky vendim vjen një ditë pas ditës së Rinisë dhe është argumentuar se ky ligj duke marrë parasysh gjendjen aktuale të të rinjve, bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Në mesazhin e tij në ditën e Rinisë, kreu i shtetit duke iu drejtuar të rinjve tha:

"Ju inkurajoj dhe ju mbështes, që në shembullin e të rinjve dhe të rejave, të cilët 29 vite më parë vërshuan në rrugët e sheshet e Tiranës për ta ndarë Shqipërinë nga errësira dhe izolimi, të merrni në dorë, falë shpirtit të lirë, energjisë, guximit, kurajos dhe idealeve të pastra, fatet e atdheut tonë, duke udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë.

Nderim përjetë veprës së liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit dhe të gjithë studentëve të Dhjetorit ’90!

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Demokracia nuk negociohet, por vetëm mbrohet dhe me çdo çmim!" /a.y/noa.al