Transmetuar më 09-12-2019, 12:07

Fitoi 123 milionë euro në lotari, por vendos që të mos heqë dorë nga puna. “Kam detyrim ndaj klientëve të mi dhe nuk mund ti braktis”, thotë ai.

Një zgjedhje vërtetë e pazakontë, ajo e një 42-vjeçari i cili punon si murator dhe që u bë milioner në sajë të lotarisë ‘EuroMillions’.

42-vjeçari anglez Steve Thomson, i cili jeton në Selsey, të West Sussex, bashkë me të shoqen Lenka dhe dy fëmijët e tyre 10 dhe 15 vjeç, është fituesi fatlum.

Më 19 nëntor, ai fitoi lotarinë prej 105 milionë sterlinash ose rreth 122.7 milionë euro.

Ndonëse jeta e tij pritet të ndryshojë rrënjësisht, Steve, nuk do që të heqë dorë nga puna e muratorit.

“Kam ende punë për të përfunduar, kam disa angazhime ndaj klientëve dhe nuk mund ti braktis. Nuk kam ndërmend të heqë dorë së punuari, dua ta mbaj fjalën e dhënë për klientetët dhe nuk dua që ti mbaj të gjithë për mua. Ajo që kam fituar është tepër për familjen time. Kam vendosur që ti ndajë me të afërmit dhe miqtë, por edhe me shumë njerëz që janë në vështirësi. Duam që të jetë një Krishtlindje e mirë për të gjithë, jo vetëm për ne”, thotë Thomson.

E shoqja Lenka me origjinë sllovake, ka vendosur nga ana e saj që të lërë punën si kasiere në një punë 24 orë në 24. /a.y/noa.al