Transmetuar më 09-12-2019, 21:33

Izraeli është një nga vendet që po i vjen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka rezervuar një mesazh në Tuiter ku shpreh edhe njëherë mbështetjen e vendit të tij.

“Faleminderit për fjalët e ngrohta miku im Edi Rama. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këto orë të vështira”, shkruan Netanjahu.

Espertët izraelitë po bëjnë verifikime në terren për të parë gjendjen e pallateve dhe ndërtesave të tjera, të cilat u dëmtuan nga tërmeti. /k.k/noa.al/