Transmetuar më 09-12-2019, 23:39

Ish-deputeti Eduart Ndocaj pati një surprizë të bukur këtë të hënë gjatë emisionit “Dance With Me” në Tv Klan.

Teksa kishte radhën e kërcimit, pjesë e spektaklit u bë edhe bashkëshortja e tij, Valentina.

Sëbashku ata kërcyen një vals që u mbyll me një puthje mes çiftit, në një natë që do të jetë një kujtim i bukur për të dy.

Valentina na tregoi disa sekrete për ish-deputetin.

Ajo rrëfeu se edhe Eduart Ndocaj përlotet. Ish-deputeti ka qarë kur ka lindur fëmija i parë.

Më poshtë keni videon: