Transmetuar më 10-12-2019, 10:02

Moderatorja sportive Vilma Masha është në pritje të ëmbël dhe në muajin e nëntë të shtatzënisë. Lajmi u bë i ditur nga mediat teksa Vilma gjatë kësaj kohe ka preferuar të mos zbulojë shumë.

Por e ftuar këtë të hënë tek “Rudina”, Vilma ka treguar gjithçka mbi shtatzëninë dhe si e ka kaluar këtë periudhë të ëmbël.

“Në emisionet e mia jam përpjekur të vesh fustane të gjëra që të mos tregoja barkun. E kisha ruajtur për në stadium që ta kisha kujtim. Gjatë shtatzënisë kam qenë aktive, kam udhëtuar për hir të punës, më ka ecur mirë, nuk jam ankuar, ka qenë krejtësisht normale. Nuk kam pasur luhatje hormonale që thonë”, tregoi Vilma.

E pyetur si e mësoi që ishte shtatzënë, Vilma tregoi: “Bëra testin e shtatzënisë, isha me bashkëshortin, e prisja, kishim dëshirë të bëheshim me fëmijë. Kur pashë dy viza ishte shumë emocionuese, u hutova, fluks emocionesh”.

Vilma u shpreh që e ndjente se gjinia e bebes ishte vajzë dhe dëshira e saj u realizua.