Transmetuar më 10-12-2019, 11:08

Reperi amerikan Juice Wrld u nda nga jeta në moshën 21-vjeçare në orët e para të mëngjesit të së dielës. Nuk dihej shkaku i vdekjes, por policia ka gjetur armë dhe drogë në avionin që po e transportonte për në Chicago pak orë para se të ndërronte jetë.

Kërkimi i tyre zbuloi 41 qese marijuanë, gjashtë shishe shurup kodeine me recetë, dy pistoleta 9 mm, një pistoletë me kalibër 40, një numër i madh karikatorësh dhe plumba të shpuar me metale, u thanë autoritetet mediave amerikane.

Siç raporton BBC, zyrtarët po prisnin zbritjen e avionit pasi kishin marrë informacione se substancat e ndaluara mund të ishin në bord.

Thuhej se reperi pësoi një krizë që i shkaktoi vdekjen. Por autopsia ndaj 21-vjeçarit nuk solli prova konkrete.

Të hënën, zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Cook tha se duhet të bëheshin studime shtesë para se të përcaktonin shkakun e vdekjes./a.m/noa.al/