Transmetuar më 10-12-2019, 12:40

Këngëtarja e famshme Beyonce foli publikisht për abortin që përjetoi dhe ndikimin që patën në jetën e saj.

Para se të sillte në jetë vogëlushen Blue Ivy në vitin 2012, bashkëshorti i saj Jay Z tregoi se kishin humbur një fëmijë gjatë shtatzënisë.

Në një intervistë për revistën Elle, Beyonce diskutoi për eksperiencën që e mësoi të bëhej nënë për veten para se të bëhej për dikë tjetër.

"Unë fillova të kërkoj për një domethënie të thellë kur jeta po më përballte me mësime që nuk më dukej se ia kisha nevojën. Suksesi duket ndryshe për mua tani. Unë kam mësuar nga dhimbja dhe humbja, në fakt, është një dhuratë. Aborti më ka mësuar se duhet të bëhesha nënë për veten para se të bëhesha për dikë tjetër. Më pas linda Blue dhe kërkimi për qëllimin tim u bë aq më i thellë. Unë vdiqa dhe u rilinda në marrëdhënien time, dhe kërkimi për veten u bë edhe më i fortë", tha Beyonce.

Pas vajzës, Beyonce dhe Jay Z mirëpritën binjakët Rumi dhe Sir në vitin 2017./a.m/noa.al/