Transmetuar më 10-12-2019, 13:25

"Faleminderit që më doni dhe nëse ‘shaj’, apo ‘mallkoj’.. Faleminderit". Kështu shkruajti Arilena Ara në një postim në Instagram.

Ajo i referohej këngës me të cilën do të marrë pjesë në Festivalin e 58-të të RTSH-së, e cila mban titullin "Shaj".

Këngëtarja tha se nuk është vetëm një këngë apo muzikë, por një ndjeësi personale brenda shpirtit të saj.

Edhe këtë herë, Arilena ia ka besuar muzikën Darko Dimitrov, i cili e punoi në bashkëpunim me Lazar Cvetkoski. Ndërsa tekstin e këngës e ka punuar artisti nga Kosova, Lindon Berisha.

Festivali do të mbahet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Si gjithmonë, fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, i cili zhvillohet në Rotterdam, Hollandë, në maj 2020./a.m/noa.al/