Transmetuar më 16-12-2019, 14:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vijë në Shqipëri gjatë kësaj të premteje.

Ai do të qëndrojë në vendin tonë në 20 dhe në 21 dhjetor, në kuadër të takimit të liderëve të rajonit.

Mësohet se Vuçiç do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë.

Kjo është hera e dytë që Vuçiç viziton Shqipërinë për këtë vit,

pasi në muajin maj ai mori pjesë në samitin e Brdo-Brijunit. /a.y/noa.al