Transmetuar më 05-01-2020, 14:57

Tradhtia është shumë e rëndë, por kur mëson se ajo që do të bëhet bashkëshortja jote të ka vënë “brirët” me vëllanë, situata bëhet edhe më e keqe.

Një i ri në Kinë ka mësuar pak para dasmës, se nusja e kishte tradhtuar me vëllanë e tij.

Dhëndri e mbajti veten deri në momentin e martesës, ku në altar, publikoi një “surprizë” për nusen.

Ai publikoi një video prej pesë minutash në një ekran të madh në altar, ku shihej tradhtia e nuses me vëllanë e tij.

Në këtë mënyrë ai poshtëroi në mënyrën më mizore nusen, para familjarëve dhe miqve të tyre.

Kjo bëri që martesa jo vetëm të dështojë, por edhe që çifti të ndahet. /a.y/noa.al