Transmetuar më 06-01-2020, 16:44

Gjuetarët pa leje kanë vrarë në mënyrë brutale 16 luanë duke i prerë kokën e putrat.

Qëllimi i tyre ishte të shisnin dhëmbët dhe kthetrat e tyre që përdoren si ilaç ndaj magjisë së zezë.

Gert Blom, 51 vjeç, i cili zotëron një zonë të rrethuar, në Afrikën e Jugut u habit kur u zgjua në mëngjes dhe nuk dëgjoi asnjë zhurmë nga kafshët.

Ai zbriti poshtë për ti kontrolluar dhe zbuloi se dy luanë e gjashtë luanesha, disa prej tyre në pritje për të lindur këlyshë, mungonin.

Pronari vuri re gjurmët e gjakut dhe i ndoqi derisa gjeti trupat e kafshëve të masakruar.

"Ata kishin këputur 32 putra për të marrë kthetrat dhe tetë prej tyre i kishin marrë dhëmbët pasi i vranë me pulë të helmuar, e cila është një vdekje vërtet e dhimbshme për luanët.

Është një pamje absolutisht e tmerrshme për tu parë se grabitqarët e mrekullueshëm qëndrojnë të shtrirë të mbuluar me mizë, por mungojnë fytyrat dhe putrat e tyre

Me tetë këlyshët e ngordhur, gjashtë të palindur dhe dy që ishin helmuar me siguri nga qumështi i nënës së tyre, kjo do të thotë se gjuetarët vranë në mënyrë efektive 16 luanë", tha ai. /a.m/noa.al/