Transmetuar më 09-01-2020, 19:07

Një vajzë e vogël që është filmuar duke dalë nga dritarja për të ecur në një parvaz të hollë pa mbrojtje ka shkaktuar panik tek qytetarët në Spanjë.

Nga pamjet e filmuara të shtunën duket se është në katin e katërt dhe nuk ka asgjë që e pengon të rrëzohet dhe të rrezikojë jetën.

Momenti më i frikshëm ishte kur vrapoi drejt ballkonit dhe parvazit të dritares dhe humbi ekuilibrin, por fatmirësisht ishte e mbajtur dhe nuk u lëndua.

Ngjarja ka ndodhur në apartamentin e familjes në Playa Paraiso në Tenerife.

Policia ka nisur kërkimet për prindërit e vajzës.

Mediat thonë se nëna ishte në dush kur foshnja doli duke bërë xhiro në parvaz. Një fqinj tha se u surprizuan që nuk ndodhi asgjë, ndërkohë që një tjetër u shpreh se ishte fat që nuk pati tragjedi./a.m/noa.al/