Transmetuar më 14-01-2020, 15:45

Gjykata e Krujës ka liruar sot nga burgu ish kreun e bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Endrit Dokle kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera në kuadër të të ashtuquajturës Banda e Durrësit.

Dokle ishte i vetmi nga anëtarët e bandës së Durrësit i dënuar përjetësisht. Endrit Dokle është dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera në kuadër të të ashtuquajturës Banda e Durrësit.

Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij.

Avokati i Dokles ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Banda kriminale funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit./b.l/noa.al/