Transmetuar më 14-01-2020, 18:10

Ish-zyrtarë të bashkisë Vorë, të komunës Farkë dhe Kashar janë ndaluar  nga policia në një megaoperacion. Shoqërimet vijnë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën.

Sipas të dhënave të para mësohet se janë shoqëruar rreth 40 persona, ish-drejtues vendorë dhe shefa urbanistike. Në polici është shoqëruar edhe ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë Vorë, Luan Beta si dhe Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës.

Të ndaluarit akuzohen për ndërhyrje për paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë një aksion i ngjashëm u zhvillua në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre zyrtarë dhe ndërtues. Tërmeti i 26 nëntorit përveç viktimave, shkaktoi dëme të frikshme, ku qindra persona u plagosën dhe mijëra të tjerë mbetën pa shtëpi./b.l/noa.al/