Transmetuar më 14-01-2020, 20:17

Një shqipta rraportohet se  i vuri flakën vetes para ndërtesës së Parlamentit Evropian, në Strasburg.

Ai spërkati trupin me benzinë para se t’i vinte flakën vetes, për shkaqe ende të paqarta.

Sipas Tgcom, nga ndërhyrja e shpejtë e personelit të vëzhgimit dhe të forcave zjarrfikëse që qëndrojnë të pozicionuar në hyrje të institucionit, shqiptari i shpëtoi vdekjes, ndonëse pësoi djegie të mëdha në fytyrë dhe në duar. Ar

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:00, kohë kur po zhvillohej para dyerve të PE një manifestim i qytetarëve të Guinesë.

Në manifestim mediat lokale thanë se shqiptari bërtiti "Padrejtësi", madje e përsëriti fjalën para se të spërkaste veten me benzinë dhe t’i vinte zjarrin vetes me një çakmak. Nuk sqarohohet nëse ai kishte lidhje me demostratën e një vend tjetër, ashtu sikurse ende nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërsa ngjarja po hetohet./NOA.al