Transmetuar më 15-01-2020, 08:40

Janë tre personat e plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një biznes në zonën e Yzberishtit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Policia e Tiranës del me deklaratë zyrtare dhe thotë si rreth orës 07:25 në rrugën “3 Dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, kryesisht byrek, ka shpërthyer një bombol gazi.

Për pasojë është lënduar lehtë shtetasja Klodjana Simeci, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset Ardjana Mesi, dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Shpërthim i fuqishëm në një biznes në zonën e Yzberishtit, ka të plagosur