Transmetuar më 15-01-2020, 08:58
Parate e sekuestruara

Policia Kufitare e Kapshticës sekuestron 25 mijë euro të padeklaruara të fshehura në trup, duke vënë nën hetim dy persona.

Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në dalje të Shqipërisë, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasin J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, çiftit iu gjet një sasi prej 25 mijë eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërsa çifti po procedohet në gjendje të lirë.

Sakaq veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Policinë e Korçës. /a.y/noa.al